Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Rinovimet te Milani, pas Leaos, radha i vjen “gardianit”…

Milani duket se po përgatitet për një revolucion për të ardhmen. Përveç afrimeve të reja që priten në merkaton verore, drejtuesit po mendojnë edhe për rinovimet e lojtarëve kryesorë.

Pas rinovimit të Rafael Leaos, këtë herë duket se i ka ardhur momenti i Mike Maignan. Pa dyshim, portieri francez ka qenë një nga më të mirët në organikën e Milanit. Me transferimin e tij në Milano në vitin 2021, ekipi ka siguruar një garanci mes shtyllave.

Drejtuesit janë të bindur për të përmirësuar kushtet e kontratës me ish-kapitenin e Lille. Ata duan që të blindojë Maignan dhe të largojnë zërat e interesimeve të ndryshme që mund të vijnë nga ekipet europiane.

Detajet e rinovimit nuk janë bërë ende të ditura, por në kontratën aktuale portieri përfiton një pagë rreth 2 milionë euro në sezon.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...