Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Rinovimi i Dembele dhe Araujo, Barça zbulon detaje nga negociatat

Përpara ndeshjes me Cadiz të hënën, të cilën Barcelona e humbi me rezultatin 0-1, drejtori sportiv i katalanasve Mateu Alemany filo për çështjet më të “nxehta” brenda klubit, veçanërisht për rinovimin e kontratës së Ousmane Dembele dhe Ronald Araujo.

Afrimet e reja nuk janë i vetmi prioritet i Presidentin Joan Laporta, pasi ai po tenton që të sigurojë të ardhmen e skuadrës dhe të ketë vazhdimësi me një pjesë të lojtarëve që ka në pronësi. Barça ka rinovuar tashmë me Ansu Fatin dhe Pedrin, teksa ende e njëjta gjë nuk është arrirë për Gavin, Sergi Roberton, Ronaldo Araujo dhe Ousmane Dembele.

Alemany ka takuar agjentin e Dembele dhe pas këtij takimi zbuloi se bisedimet mes klubit dhe lojtarit janë në rrugën e duhur, po të njëjtin lajm dha edhe për Araujon.

“Këto janë dy negociata të hapura. Po bisedojmë dhe gjëja më e rëndësishme është se si klubi ashtu edhe lojtarët duan vazhdimësinë. Jemi në proces negociatash dhe kur të kemi për të lajmëruar diçka do e bëjmë. Po punojmë.”-theksoi ai.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...