Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rinovimi i fushës së “Air Albanias”, Tomorri zbulon kur do të jetë gati

Fusha e stadiumit “Air Albania” i është nënshtruar rinovimit, teksa prej pak ditësh ka nisur tashmë procesi i heqjes së barit natyral për të vijuar me mbjelljen dhe brenda dy muajsh tapeti pritet të jetë në gjendje të shkëlqyer për të pritur ndeshjet e Kombëtares dhe ato të klubeve shqiptare në sezonin e ri.

Kejdi Tomorri, drejtori i Departamentit të Shërbimeve dhe Administrimit të Qendrave Sportive, në një intervistë për Fshf.org shpjegon se ku konsistojnë ndërhyrjet në fushën e blertë dhe faktin që ky është në proces normal që ndodh në të gjitha stadiumet më të njohura të Europës.

“Procesi që po ndodh është rinovimi i fushës së stadiumit Air Albania. Në fakt në Shqipëri është një provës që duket si i pazakontë që po ndodh vetëm një herë, por ky është një proces i cili ndodh rëndom në të gjitha stadiumet e botës. Mund të marrim parasysh stadiume si Wembley apo San Siro, që bëjnë këtë proces dy ose më shumë herë në vit. Praktikisht ne po heqim të gjithë materialin organik, pra barin ekzistues në fushën e stadiumit, duke qenë se fusha është hibrid, 10% është artificial dhe 90% natyral, duke hequr kështu komplet barin natyral me makineri dhe dilet në tapet artificial momentalisht. Duke qenë se temperaturat janë shumë të larta sidomos gjatë verës arrijnë deri në 60 gradë në sipërfaqen e tokës, atëherë bari që duhet mbjellë duhet të jetë rezistent sidomos për verën, që quhet bari i tipit bermuda. Dhe për këtë qëllim ne po bëjmë këtë lloj rinovimi tani në stadium”, – thotë Tomorri, duke shtuar se lloji i barit që është zgjedhur për fushën është nga më të mirët aktualisht në qarkullim.

“Normalisht do të duhet një periudhë prej rreth 2 muajsh derisa stadiumi të jetë në gjendje optimale që përkon me ndeshjen Shqipëri-Islandë në stadiumin Air Albania dhe më pas stadiumi do të vazhdojë normalisht me të gjitha ndeshjet e tjera. Duhet të kemi parasysh që bari që do të mbillet është nga më të mirat dhe më modernet në botë, që shumë pak stadiume në botë duke qenë se është një lloj bari që është rezistent edhe ndaj diellit, por edhe ndaj hijes njëkohësisht. Është një kombinim hibrid i bërë në laborator që është teknologjia e fundit për stadiumet. Kështu që fusha patjetër do të jetë në kushte mjaft të mira për ndeshjen e parë të Kombëtares në shtator”, – shton ai.

Ndërkaq, drejtori i stadiumit thekson se synimi është kthimi i impianti në një qendër multi-funksionale, ku nuk luhen thjesht ndeshje futbolli, por ku organizohen edhe koncerte apo evente të mëdha, siç është ndeshja e boksit të Florian Markut që do të zhvillohet në muajin gusht.

“Pas ndeshjes së Kombëtares patjetër që stadiumi do të presë edhe ndeshjet e skuadrave shqiptare, duke nisur me një ndeshje derbi të kryeqytetit që është në tetor pas ndeshjes së Kombëtares dhe pastaj do të vazhdohet me ndeshje të tjera. Përveç futbollit kuptohet që stadiumin duhet ta kthejmë në një ambient multi-funksional dhe po konceptojmë përdorimin e tij edhe për evente të tjera, për shembull siç kemi pasur koncertin e Ermal Metës ose siç do të bëhet ndeshja e boksit më datë 25 gusht ku boksieri Florian Marku do të jetë në ring ndaj kundërshtarit të radhës në qendër të fushës dhe i gjithë stadiumi do të jetë si një arenë e madhe. Gjithashtu po shohim planet në të ardhmen për të pasur edhe koncerte të tjera në stadium, pasi në të gjithë botën stadiumet nuk janë thjesht për ndeshje futbolli, por janë mulfi-funksionalë pasi duhet të gjenerojnë të ardhura. Pra ky është vizioni ynë për stadiumin”, – u shpreh Tomorri në prononcimin e tij për Fshf.org.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...