Featured

Rinovimi i kontratës me PSG-në, mamaja e Mbappe zbulon ecurinë e bisedimeve

“Le Parisien” raportoi ditën e djeshme se Kylian Mbappe dhe Paris Saint Germain kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës edhe për dy vite të tjera, duke publikuar madje edhe detajet e pagës, megjithatë gjithçka u përgënjeshtrua nga mamaja e yllit francez.

Në një reagim për mediat franceze, Fayza Lamari i quajti të pavërteta lajmet për rinovimin, por pranoi se palët po negociojnë me qetësi dhe shumë shpejt do të ketë një vendim nga ana e sulmuesit.

“Zërat për rinovimin e kontratës së Kylian me PSG-në, janë tërësisht të pavërteta. Ne jemi më negociata të vazhdueshme ne drejtuesit e klubit dhe po vlerësojmë situatën me qetësi të plotë. Shumë shpejt do të marrim një vendim, por sigurisht pa asnjë lloj presioni”, u shpreh mamaja e Mbappe.

Kontrata e yllit francez me PSG-në përfundon në 30 qershor të këtij viti dhe sulmuesi ka refuzuar të gjithë ofertat për rinovim deri tani, pasi ka pranuar se dëshiron një transferim në Madrid, atje ku e pret krahëhapur edhe shoku i tij në kombëtare, Karim Benzema.

Megjithatë drejtuesit e Paris Saint Germain nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe po rritin ofertën nga dita në ditë, teksa për të bindur Mbappe të rinovojë, është vënë në lëvizje edhe vetë presidenti i Francës, Emannuel Macron.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency