Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rinovimi i Koulibaly? Napoli kalon tavanin e pagave

Negociatat mes Napolit dhe Kalidou Koulibaly për rinovimin e kontratës së senegalezit duken në rrugën e duhur. Sipas asaj që raportohet nga “Rai Sport”, De Laurentiis dëshiron të zgjasë marrëveshjen me kapitenin “blu” dhe vetëm për të do të shkelet tavani i pagave.

Klubi i Napolit i ofroi senegalezit 5 milionë euro neto deri në vitin 2026, pa përjashtuar bonuset shtesë të lidhura me variabla të shumtë. Do të nevojiten më shumë bisedime për t’u përpjekur për të arritur nënshkrimin, me interesin që kanë shfaqur nga Premier League dhe Bundesliga, me klube që do të ofronin më shumë (të paktën 7 mijë euro neto).

Megjithatë te Napoli po punojnë për ta bindur lideri e tyre që të qëndrojë dhe zgjasë kontratë, me mbrojtësin që ende nuk ka lënë të kuptohet qartë nëse dëshiron rinovimin apo largimin nga Napoli.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...