Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali “blindon” Vinicius, përgatit rinovimin me klauzolë “të frikshme”

Real Madrid tashmë ka nisur punën për rinovimin kontratës së Vinicius Junior. Kontrata aktuale e lojtarit brazilian përfundon në vitin 2024 dhe klubi i “Los Blancos” dëshiron të sigurojë vazhdimësinë e 22-vjeçarit. Sipas gazetarit të njohur sportiv, Fabrizio Romano, bisedimet mes dy palëve do të fillojnë së shpejti dhe në Real Madrid të gjithë janë dakord t’i ofrojnë Vinicius një kontratë afatgjatë.

Rinovimi i brazilianit ishte menduar prej kohësh te Real Madrid dhe të dy palët ranë dakord që pas përfundimit të sezonit të fillonin të bisedonin për këtë çështje.

Vinicius dëshiron të qëndrojë te madrilenët, që do të rrisin si pagën ashtu edhe klauzolën e largimit të lojtarit. Aktualisht, braziliani fiton rreth 3.2 milionë euro neto, të cilat me një bonus do të arrinin në katër. Klauzola e tij e largimit prej 700 milionë eurosh, do të shkonte në 1 miliardë me rinovimin.

Gjatë këtij sezoni të La Ligës braziliani ka luajtur në 23 ndeshje, nga të cilat ka arritur të realizojë 13 gola dhe të japë 5 asiste, duke treguar kështu një formë të mirë dhe duke u bërë një nga emrat kryesorë të skuadrës së Realit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...