Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Rinovimi, mbrojtësi i Realit: S’e di se si është të luash për një klub tjetër

Nacho Fernandez ka dalë nga moshat e Real Madrid, ndërkohë që është pjesë e ekipit të parë prej vitit 2012. Mbrojtësi spanjoll ndodhet në vitin e fundit të kontratës.

Sigurisht që ai dëshiron të rinovojë kontratën për të vijuar aventurën me skuadrën e zemrës. Gjatë një prononcimi nga grumbullimi me kombëtaren e Spanjës, 33-vjeçari foli hapur rreth së ardhmes.

Thjesht po mundohem të jetoj të tashmen, jam në momentin më të mirë të karrierës sime. Do të ishte e njëjta situatë për mua edhe nëse do të kisha edhe dy vite kontratë me Realin.

Lexo edhe: 

Tani për tani jam i kënaqur. Rinovimi? Do të marrim një vendim së bashku me drejtuesit në lidhje me këtë çështje. Unë di të them se nuk ia kam idenë se çfarë do të thotë të luash për një klub tjetër.

Jam i sigurt se do e kem të vështirë të gjej një vend më të mirë se këtu. Dua të ndihem po aq i rëndësishëm sa kam qenë vitet e fundit. Kaq, nuk është se kërkoj më shumë minuta apo para”, u shpreh Nacho.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...