Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Rinovimi me Barçën, Araujo: Shpresoj që gjithçka do zgjidhet

Barcelona nuk ndalet, me katalanasit të cilët triumfuan minimalisht edhe ndaj Sevilla-s në këtë fundjavë duke prekur vendin e dytë në renditje, pas Real Madrid. Një rritje e jashtëzakonshme e Barcelonës në ndeshjet e fundit, me “blaugranat” që kanë kaluar me sukses çdo pengesë, me 13 ndeshje pozitive, pa humbje midis kampionatit dhe Europës. Pavarësisht momentit të mirë, në klub po punohet shumë për të ardhmen, përforcimet, largimet dhe rinovimet. Për këtë të fundit, pas takimit me Sevilla-n ka folur qendërmbrojtësi Araujo, i cili është në bisedime për rinovimin e kontratës së tij aktuale.

Jemi duke punuar për këtë, këtë javë që vjen do të takohem me drejtuesit e klubit për të biseduar përsëri dhe shpresoj se gjithçka do të zgjidhet në mënyrë që unë të qëndrojë këtu, jo vetëm për disa vite, por për shumë vite.” – tha mbrojtësi 23-vjeçar.

Araujo ishte një nga lojtarët më të duartrokitur në “Camp Nou” gjatë takimit me Sevilla-n, diçka të cilën mbrojtësi uruguajan e vlerëson shumë.

“Këtu është një ndjesi fantastike, jam shumë i lumtur që jam pjesë e Barcelonës, kjo edhe për faktin se njerëzit më kanë mbështetur gjithmonë dhe tani akoma edhe më shumë, pasi po bëjmë mirë.” – përfundoi lojtari

Ronald Araujo është pjesë e Barcelonës nga gushti i vitit 2018, por në dy sezonet e fundit ka gjetur shumë hapësira dhe ka arritur të fitojë një “fanellë” titullari edhe me ardhjen e Xavi-t në stol. Mbrojtësi në këtë sezon numëron 23 ndeshje dhe 2 gola (Atletico Madrid dhe Real Madrid) në La Liga.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...