Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Rinovimi me Dembelenë, Alemany në Marrakech për takimin vendimtar  

Barça tashmë ka bërë një lëvizje për rinovimin e kontratës së Ousmane Dembélésë. Pasi palët treguan interes për të rinegociuar një rinovim që dukej i ngrirë, Mateu Alemany udhëtoi për në Marrakech të hënën, për t’u takuar me përfaqësuesin ligjor të sulmuesit, Moussa Sissoko. Mediet spanjolle kanë publikuar edhe madje një foto të drejtuesit të lartë të Barçës në aeroportin e këtij qyteti.

Siç ka bërë të ditur “El Mundo Deportivo”, deri të dielën nuk ka pasur asnjë kontakt dhe ka qenë menaxheri i sulmuesit të Barçës ai që ka telefonuar Alemany-n, i cili ka udhëtuar i vetëm drejt Marokut pa humbur më kohë. Alemany, siç tha presidenti Joan Laporta, do t’u qëndrojë fort ofertës e fundit të dhjetorit 2021.

Javën e kaluar Dembélé rrëfeu në dhomat e zhveshjes se donte të vazhdonte te Barça. “Camp Nou” shpërtheu me ovacione ndaj tij të dielën, pas një paraqitjeje mbresëlënëse ndaj Sevillas. Situata e francezit ka ndryshuar dhe tani klubi dhe menaxheri i tij kanë rifilluar kontaktet për rinovimin.

Nëse pretendimet e Sissokos janë të njëjta si në dimër, rinovimi nuk do të jetë i mundur. Nëse i ul ato, mundësia e një marrëveshjeje për vazhdimin e kontratës është shumë reale.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...