Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rinovimi me mesfushorin, Marotta: Duroni, nuk është momenti

Interi i Simone Inzaghit vijon të fitojë dhe kryesojë Serie A. Zikaltrit triumfuan 0-1 në Empoli falë golit të bukur të Dimarcos, i cili theksoi pas ndeshjes se ishte një ndër realizimet më të bukura të karrierës.

 

15 pikë të plota numëron Interi pas javës së pestë, ndërkohë që administratori i deleguar i klubit nga Milano, Giuseppe Marotta komentoi situatën e Henrikh Mkhitaryan.

Pavarësisht 34 viteve mbi supe, armeni po paraqitet mirë tek Interi. Në derbin e fituar 5-1 ndaj Milanit ishte protagonist absolut me dy gola dhe një asist.

Lexo edhe:

Mesfushori ndodhet në vitin e fundit të kontratës, por për rinovimin e saj është ende herët për të folur sipas Marottës.

Ne po vlerësojmë të gjitha zgjidhjet, nuk është koha për t’u thelluar me këto çështje. Do veprojmë në kohën e duhur, duke u nisur nga një koncept.

Nëse një lojtar tregon se dëshiron të qëndrojë, atëherë për klubin bëhet më e lehtë për të vendosur”, u shpreh drejtuesi zikaltër.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...