Rafael Leao është i gatshëm që të nisë bisedimet për rinovimin me Milan. Këtë e tha vetë sulmuesi portugez, pas ndeshjes së fundit me kombëtaren e tij.
“Milani dhe kontrata? Jam i lumtur, krenar, tani duhet të qëndroj i fokusuar në Botëror, pastaj unë do të flas me Maldinin sapo të arrij. A dua të nënshkruaj kontratën? Edhe para se të mbërrija në kombëtare kemi pasur një takim me Maldinin, ishte pozitiv, kështu që kur të shkoj në Milano do të flasim mirë.”-tha ai.
