Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rinovimi me Skriniar, shitja e klubit dhe Inzaghi: Marotta “hap kartat”

Interi i rezistoi në verë milionave të PSG-së në lidhje me Milan Skriniar. Nënkampionët e Italisë nuk e shitën liderin e mbrojtjes te kampionët e Francës, por tani duhet arritur marrëveshja e rinovimit të kontratës që përfundon në verën e ardhshme.

Giuseppe Marotta nuk ka shumë kohë në dispozicion, akordi i ri duhet siguruar përpara fillimit të Botërorit të Katarit, me zikaltrit që duan të evitojnë humbjen me parametra zero të mbrojtësit sllovak ose shitjen e tij me një çmim të ulët në merkaton e dimrit.

Kemi besim në lidhje me rinovimin e Skriniar, por gjithçka varet nga lojtari dhe ajo çfarë dëshiron të bëjë. Gjithsesi, mua më duhet të jem optimist në lidhje me këtë temë. Sigurisht që do të takohemi brenda disa javësh. Shpresoj që negociatat të jenë paqësore.

Skriniar është një djalë shumë serioz, kështu që jemi optimistë. Nuk flas dot me përqindje në lidhje me rinovimin, martesat bëhen mes dy personave, por Skriniar e ka manifestuar disa herë dashurinë e tij për Interin. Kemi respekt të madh për lojtarin”, deklaroi CEO i Interit, i cili u ndal edhe te shitja e klubit.

Presidenti Steven Zhang kërkon 1.2 miliard euro dhe në garë për të blerë aksionet e klubit italian sipas Financial Times ndodhen dy fonde amerikane dhe një nga Emiratet e Bashkuara Arabe. “Drejtuesit janë afër ekipit, pagesat po kryhen rregullisht dhe familja Zhang po bën sakrifica dhe përpjekje të mëdha”.

Në fund Simone Inzaghi, pozitat e të cilit janë forcuar pas barazimit në “Camp Nou” përballë Barcelonës dhe dy sukseseve të fundit në Serie A: “Ne e dinim që kemi të bëjmë me një trajner të mirë dhe një profesionist të shkëlqyer. Nuk kemi menduar kurrë ta ndryshojmë atë, nuk kemi dyshuar në lidhje me nivelin e tij si trajner”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...