Serie A

Rinovimi po vonon, menaxheri i Hysajt “kërcënon” Napolin

Te Napoli tashmë ka një çështje Elseid Hysaj. Kapiteni i kombëtares shqiptare është një titullar fiks i të kaltërve që nga momenti që drejtimin e skuadrës e mori Gennaro Gattuso, por rinovimi i kontratës e cila i skadon në fund të këtij sezoni nuk ka ardhur ende dhe mediat italiane e lidhin rinovimin e Hysajt me atë të trajnerit Gattuso. Lidhur me këtë temë ka folur edhe menaxheri i shkodranit, Mario Giufreddi i cili ka theksuar se është lodhur pas drejtuesve të Napolit për t’i bindur për t’i ofruar zgjatjen e bashkëpunimit me Hysajn dhe për këtë arsye menaxheri i kuqeziut ka kërcënuar presidentin De Laurentiis për të rinovuar sa më shpejt me Hysajn pasi në të kundërt lojtari do të shqyrtojë ofertat dhe pas disa muajsh mund të firmosë me një tjetër skuadër me parametër zero.

“Që kur Gattuso mori drejtimin e Napolit, Hysaj është duke u paraqitur shumë mirë. Ai pati vetëm një rënie kur ishte Ancelotti.  Rinovimi i kontratës me Hysajn nuk ta bëjë me rinovimin e Gattuso. Ai nuk ka pse rinovon nëse qëndron trajneri. Jam turrur pas Napolit për dy vite për të pasur një rinovim të kontratës dhe tani jam lodhur. Është e drejtë që të shqyrtohen ofertat që do të vijnë. Nëse Napoli bën të duhurën, Hysaj do të qëndrojë.Nëse jo, atëherë ai do të firmosë me këdo për tre muaj. Ai nuk duhet të qëndrojë vetëm për Gattuson, Napoli duhet të besojë tek ai”, është shprehur Giuffredi për radio “Punto Novo” në Itali.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency