Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Rinovimi, sulmuesi i Bayernit: Konkurrenca e egër sjell trofe

Eric Maxim Choupo-Moting po shijon momentin e tij te Bayern Munchen. Titullar, gola, fitore dhe kontratë e re. Sulmuesi kamerunas ndodhet në formë shumë të mirë sportive.

Deri në këtë fazë të sezonit ka shënuar 15 gola në të gjithë kompeticionet. Ndërkohë, ditën e premte ai rinovoi kontratën deri në verën e vitit 2024.

https://twitter.com/i/status/1631684184933650432

Jam shumë i lumtur që do të vijoj të jem pjesë e Bayernit dhe të zbavitem pafund në këtë klub. Unë dhe familja ime ndihemi shumë rehat në Mynih.

Ky aspekt ka rëndësi të madhe për mua. Sigurisht që jam gjithashtu i lumtur që mund të ndihmoj skuadrën. Shkoj shumë mirë me shokët.

Ne po punojmë fort për të realizuar objektivat tona. Konkurrenca është shumë e egër, por kështu duhet të jetë nëse dëshiron të jesh pjesë e më të mirëve.

LEXO EDHE:

  1. Të shtëna dhe mesazh kërcënues për Messin më Argjentinë
  2. Edi Reja rikthehet në pankinë, firmos me klubin e njohur slloven
  3. Commisso tallet me Juven: Tani kemi dy sulmues dhe 70 milionë euro më shumë
  4. Interi përgatit revolucionin, vetëm 7 lojtarë të sigurt për sezonin e ri

Kjo është e vetmja mënyrë për të fituar shumë tituj e trofe”, deklaroi 33-vjeçari pas firmës mbi kontratën e re. I gëzuar u shfaq edhe Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i bavarezëve.

Ne jemi shumë të lumtur që Eric do të qëndrojë me ne edhe një vit. Ai është një lojtar i fortë. Ka luajtur shumë mirë vitet e fundit. Në gjysmën e parë të sezonit ai na ndihmoi të plotësojmë boshllëkun që kishim përpara. Ai është një artist i topit”.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...