Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Rinovimi/ Tottenham gati ta “blindojë”, Conte “parakalon” Klopp

Antonio Conte ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Tottenhamin. Në klubin anglez janë të kënaqur me punën e trajnerit italian dhe duan të vazhdojnë bashkëpunimin me të.

Football Insider shkruan se Spurs po përgatitin një rinovim “faraonik” për të bindur Conten të mos largohet nga Londra. 53-vjeçarin e pret një pagë sezonale prej 20 milionë paund nëse firmos kontratën e re.

Drejtuesit e klubit londinez dëshirojnë të zyrtarizojnë marrëveshjen e re me italianin përpara merkatos së dimrit, që do e kthente italianin në trajnerin e dytë më të paguar në ishull pas Pep Guardiolës, duke “parakaluar” Jurgen Klopp të Liverpoolit.

Conte mori drejtimin e Tottenhamit në nëntorin e vitit të kaluar. Ai ia doli të kualifikojë skuadrën angleze në Champions League, teksa sezonin e ri në Premier e ka nisur shumë mirë. “Gjelat” renditen në vendin e tretë me 4 pikë më pak se kryesuesit e Arsenalit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...