Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rinovon Burki: Krenar që mbroj portën e Dortmundit

Edhe pse i kritikuar për paraqitjet e dobëta në 3-4 javët e fundit te Dortmundi, klubi “verdhezi” bëri një lëvizje surprise, duke njoftuar rinovimin e kontratës me portierin Roman Burki. Pas shumë kritikave e ardhmja e 26-vjeçarit te Dortmundi ishte vënë në diskutim, por tashmë palët kanë zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2021. Vetë gardiani zviceran u shpreh tepër i lumtur dhe krenar për rinovimin e kontratës, teksa shtoi se do të bëjë gjithçka që me paraqitjet e tij t’ia shpërblejë klubit për besimin e dhënë.

“Rinovimi i kontratës në një moment të vështirë për mua është shumë i rëndësishëm dhe tregon besimin që drejtuesit kanë tek aftësitë e mia. Jam shumë i emocionuar dhe krenar që do të bëj pjesë edhe për shumë vite e këtij ekipi të madh. Do të jap gjithcka për t’ua shpërblyer drejtuesve besimin ndaj meje.”

26-vjecari është prej 3 sezonesh titullar i portës së Dortmundit, pasi u ble në verë të 2015-ës nga Frieburgu.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...