Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Rinovon Marc Marquez, te Honda deri në 2020-ën

Marc Marquez dhe Honda zgjasin bashkëpunimin mes tyre. Tashmë është zyrtare, kampioni në fuqi i botës në Moto Gp ka zgjatur edhe me vite të tjera marrëveshjen aktuale me skuadrën japoneze dhe do të qëndrojë te Repsol Honda deri në përfundim të vitit 2020. Lajmi është bërë publik nga vetë Marquez në profilin e tij në “Twitter”. Do të vazhdoj deri në 2020-ën me skuadrën e ëndrrave të mija, faleminderit të gjithë familjes Honda, do të jap gjithmonë 100% tim”, shkruan Marc në “Twitter”. Piloti i cili pak ditë më parë, festoi 25-vjetorin e lindjes, është pjesë e Hondës zyrtare që prej vitit 2013-të. Në 5 sezone me skuadrën japoneze në Moto Gp, Marquez ka kaluar çdo pritshmëri mbi të duke fituar 4 tituj kampion në klasin mbretëror dhe nëse vazhdon me këto ritme gjasat janë që djaloshi i lindur në Cervera të shndërrohet në pilotin më fitues të të gjitha kohërave në  këtë sport.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...