Serie A

Rinovon Pjanic, boshnjaku ndër më të paguarit tek Juventusi

Juventusi edhe një herë konfirmon se ambicia e vetme e drejtuesve të klubit është triumfi në arenën europiane. Champions League është kthyer në një obsesion dhe afrimi i Cristiano Ronaldos është shoqëruar me lëvizje të tjera në merkato, për të vijuar me konfirmimet. Miralem Pjanic është goditja e radhës për bardhezinjtë, pasi fantazisti është konfirmuar deri në vitin 2022, duke pësuar dhe një rritje të konsiderueshme të pagës, që shkon nga 4.5 në 7 milionë euro në sezon.

Me këtë lëvizje Juventusi i jep përgjigje Realit të Madridit, që ishte hedhur në sulm për boshnjakun, që bëhet kështu një nga më të paguarit tek Juventusi, me Cristiano Ronaldon i cili qëndon në krye, i ndjekur nga dyshja Dybala-Pjanic. Por duket se boshnjaku nuk do të jetë lëvizja e vetme, pasi në Spanjë bëjnë të ditur se bardhezinjtë nuk heqin dorë nga mbrojtësi majtë i Realit të Madridit, Marcelo.

E përditshmja AS shkruan se zërat e merkatos kanë prishur qetësinë e lojtarit, i cili u pa të gabonte edhe në njërin prej golave të pësuar në Superkupën e Europës, që Reali e humbi ndaj Atleticos së madridit. Për më tepër, ekziston një dëshirë e madhe ribashkimi midis Cristiano Ronaldos dhe Marcelos, dy miq të mirë edhe jashtë fushe. Megjithatë, duket e vështirë që ky operacion të mbyllet, pasi Juventusi sapo ka refuzuar një ofertë të majme nga PSG për mbrojtësin e majtë, Alex Sandro, një sinjal që drejtuesit dhe trajneri Massimiliano Allegri i besojnë brazilianit që kanë në skuadër e që shihet si një titullar fiks në formacionin bardhezi për sezonin e ri.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency