Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Riquelme “thumbon” Van Gaalin: Nuk duhet ta zemërosh Messin

Juan Ramon Riquelme, ish-futbollist i përfaqësueses së Argjentinës, ka deklaruar se ish-trajneri i Holandës, Louis Van Gaal, duhet të jetë gjithmonë shumë i kujdesshëm për atë që thotë për një lojtar të madh si Lionel Messit.

“Mendoj se Van Gaal e nxehu Messin para ndeshjes. Ka gjëra që nuk duhet t’i bëni në futboll. Nuk duhet të zemëroni Messin. Është më mirë ta përqafoni, t’i jepni një puthje, që të mos dëshirojë t’ju mposhtë. Kur lojtari më i mirë zemërohet, atëherë nuk keni mundësi ta mposhtni atë. Është e pamundur. Kjo është arsyeja pse deklaratat e Van Gaalit ishin shumë të mira për ne. Veç kësaj, Messi ka edhe një avantazh tjetër, pasi, kur zemërohet, nuk përjashtohet si lojtarët e tjerë”, tha ish-sulmuesi argjentinas në një prononcim për “TyC Sports”.

Riquelme i referohet deklaratës së Van Gaalit para çerekfinales së Botërorit, se Messi nuk e kishte “prekur topin” kur Holanda u eliminua nga Argjentina në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2014 dhe donte hakmarrje. Trajneri tha gjithashtu se Messi ishte pasiv kur nuk e kishte topin.

Holanda dhe Argjentina barazuan 2 gola dhe gjithçka u vendos në penallti, 4-3 për Messin me shokë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...