Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Risia e arbitrimit/ Superiorja si Katari, aplikohen shtesa të gjata

Risia e arbitrimit/ Superiorja si Katari
Risia e arbitrimit/ Superiorja si Katari

Kategoria Superiore si Katari, apo edhe Superkupa e Anglisë, me shtesa të gjata loje që kalojnë 100 minutat? Mundësia është reale, të paktën këtë të lë të kuptosh deklarata e Shefit të Sektorit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci.

Trupa arbitrale ka nisur punën për sezonin e ri me testet fizike, por edhe instruksionet e fundit në seminaret teorike që janë duke u zhvilluar këto ditë në Shtëpinë e Futbollit, me shefin e arbitrave që në një intervistë dhënë për kanalet zyrtare të Federatës, lë të kuptohet se koha shtesë në takimet e Kategorisë Superiore do të jetë më e gjatë, duke ndjekur pikërisht shembullin që u aplikua në ndeshjet e Botërorit të Katar.

“Sakaq, një pjesë tjetër e seminarit, risi për këtë sezon ka të bëjë me lojën efektive, për të pasur sa më shumë futboll dhe jo pushim. I është dhënë instruksion arbitrave, asistentëve, VAR-it dhe AVAR-it, të numërojnë të gjitha sekondat që kanë qenë pjesë jo efektive e lojës (sekondat e humbura gjatë një goditje të lirë, gjatë një goditje nga këndi, gjatë një rivënie fundore, gjatë një penalltie dhe ajo që është më kryesorja, minutat e humbura pas shënimit të një goli). Të gjitha këto do të numërohen dhe në fund të dy pjesëve të lojës, do të kemi shtesa” – thotë ndër të tjera shefi i Sektorit të Arbitrimit në FSHF.

Lexo edhe:

Ideja është e qartë, një përllogaritje më e saktë e vonesave që do të shtohen në fundin e lojës, duke çuar në shtesat maksimale që dëshmuam në Botërorin e fundit. Ndërkohë Jareci theksoi se sipas instruksioneve të UEFA-s dhe FIFA-s arbitrat do të jenë shumë më rigorozë edhe për sa i përket sjelljes së lojtarëve dhe zyrtarëve në fushë duke mos toleruar.

“Pjesë e këtij seminari janë disa instruksione, të dhëna si nga Sektori i Arbitrimit, ashtu edhe nga FIFA, disa problematika të sezonit të kaluar, që kanë të bëjnë me menaxhimin e situatave të lojës dhe menaxhimin e zyrtarëve të ekipeve, ku theksi maksimal është vënë te mënyra se si arbitrat dhe asistentët duhet të menaxhojnë sjelljen e zyrtarëve dhe lojtarëve në fushë. Tashmë instruksionet janë të sakta dhe të qarta. Arbitrat do të jenë shumë rigorozë, në lidhje me ndëshkimin e sjelljeve nga ana e zyrtarëve, por edhe nga ana e lojtarëve”, tha Jareci.

Sezoni i ri i Kategorisë Superiore u vendos të shtyhet me një javë pas kërkesës së shumicës së klubeve, me edicionin e ri që do të ngrejë siparin në datën 26 gusht.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...