Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Risia kuqezi, Kombëtarja e të amputuarve për herë të parë në Ligën e Kombeve

Kombëtarja shqiptare e të amputuarve do të marrë pjesë në turneun e Ligës së Kombeve, që do organizohet nga Federata Europiane e Futbollit për të Amputuar në bashkëpunim me UEFA-n. Në Skoci në datat 27-29 tetor.

Ky kompeticion do të funksionojë njësoj si ai i UEFA-s dhe organizohet për herë të parë për futbollin e të amputuarve. Ndërkohë që ekipet pjesëmarrëse janë ndarë në katër divizione sipas renditjes së tyre. Çdo divizion përbëhet nga 4 ose 5 ekipe. Që do të luajnë ndeshje me sistem grumbullimi pikësh.

Kombëtarja shqiptare do të garojë në Divizionin D të Ligës së Kombeve të Futbollit për Amputuar. Së bashku me Kosovën, Azerbajxhanin, Holandën dhe Skocinë. Ndeshjet do të luhen në qendrën sportive Dalgety Bay, Fife, Skoci.

Skuadra e fundit në grup do të zbresë një divizion më poshtë, ndërsa skuadra që renditet e para do të ngjitet një divizion më lartë.

Lexoni edhe:

Gjithashtu, turneu i Ligës së Kombeve është një shans për t’u kualifikuar për në finalet e Euro 2024 për të amputuarit. Një lajm shumë i mirë për Kombëtaren shqiptare të të Amputuarve.

E krijuar dhe mbështetur në çdo aspekt nga FSHF disa vjet më parë, duke zhvilluar edhe ndeshje miqësore ndërkombëtare gjatë kësaj periudhe. Kjo skuadër merr pjesë për herë të parë në një turne madhor zyrtar. Në një kohë që lojtarët përgatiten e stërviten prej kohësh për këtë eveniment.

FSHF thekson se është e fokusuar në përgjegjësinë sociale që loja e futbollit ka për të ndikuar pozitivisht në shoqëri. Federata do të mbulojë të gjitha kostot për pjesëmarrjen e kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve të Futbollit për të Amputuar.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...