Kristian Prenga rikthehet në ring në datën 25 mars, me synimin e vetëm për të vijuar ecurinë fantastike prej 12 fitoresh me KO. Boksieri 32-vjeçar do të matë forcat me amerikanin Samuel Crossed në Boardwalk Hall, Atlantic City.
Kundërshtari i Prengës në karrierën e tij numëron 15 ndeshje, prej të cilave ka fituar 11. 7 prej fitoreve i ka mbyllur me KO. Kjo është ndeshja e parë për këtë vit për boksierin shqiptar.
“Luftëtari” mirditor, për të fundit herë u ngjit në ring në nëntor të vitit të shkuar, ku mundi Alvin Davie. Prenga ka nisur prej javësh përgatitjet për këtë sfidë shumë të rëndësishme.
LEXO EDHE:
- Zyrtarizohet lista për Poloninë, ja risitë e Sylvinhos
- Shorti i Championsit, përplasje “gjigantësh” në çerekfinale
- “Çfarë problemi keni me rezultatin 1-0”, Xavi para El Clasicos: Nuk e ndryshojmë stilin!
- VIDEO/ Sylvinho e bën me krahë, Jasir Asani realizon tripletë
Me qëllimin për të arritur një sukses tjetër që do e afronte me një duel për një titull botëror. Si në të gjitha përballjet e tjera, Prenga do të ketë mbështetjen e të gjithë tifozëve shqiptar në New Jersey.
Sfida mes Kristian Prengës dhe Samuel Crossed do të vijë live dhe ekskluzivisht në ekranin e Supersport, në platformën Digitalb.
