Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Rivaldo këshillon Barçën: Mos e shitni Arthurin, Coutinho…

Rivaldo, ish-lojtar i shquar i Barcelonës, ​​i ka rekomanduar klubit “blaugrana” të mos përqendrohet aq shumë në ata që do të jenë përforcime në të ardhmen, por t’i kushtojë më shumë vëmendje rifillimit të kampionatit në vende të ndryshme.

“Kam lexuar lajme që Barcelona mund të interesohet për Pjanicin e Juventusi. Sigurisht që mendoj se ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, por unë mendoj gjithashtu se klubi duhet të përqendrohet më shumë në të tashmen dhe në atë që ka mbetur në kampionat. Do të ketë raste për të folur rreth transferimeve.”

Në lidhje me këtë lëvizje të mundshme, pra të nënshkrimit me Pjanicin, Rivaldo e analizoi atë si “një shkëmbim interesant”, nëse Arthur Melo përfshihet në operacion.

“Arthur do të ishte një nënshkrim i shkëlqyeshëm për Juventusin sepse ai është një lojtar jashtë serie dhe mund të luajë në të gjithë botën. Unë insistoj: mendoj se ai duhet të qëndrojë te Barcelona, ​​sepse është i ri dhe nuk ka bërë ende asgjë që kur mbërriti”, – konfirmoi kampioni i botës në vitin 2002.

Rivaldo vlerësoi edhe situatën e Coutinhos, bashkatdhetarit të tij, që është te Bayerni në huazim nga Barcelona. Mesfushori nuk do të jetë në gjendje të kthehet që në ndeshjen e parë, pasi ka pësuar një dëmtim të ri.

“Kur të vjen e keqa, hapi derën. Duhet të jetë shumë zhgënjyese që ai është lënduar pikërisht tani që ai të mund të kthehej dhe të gjithë sytë do të ishin te ai. Do të ishte një moment ideal për të shkëlqyer dhe madje edhe për ta bindur Barcelonën që të mos e shesë.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...