Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Rivaliteti në portë dhe rikthimi i Kroos, Nagelsmann: Presion i madh, por përvojë unike

Gjermania ka treguar probleme në miqësoret përgatitore të Euro 2024, por Julian Nagelsmann është optimist dhe beson se skuadra kombëtare do të jetë gati dhe në formë në qershor.

Organizatorët e Europianit janë pjesë e grupit A, aty ku do të kenë kundërshtarë Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën. Ndërkohë, Gjermania do të luajë në muajin mars dy miqësore luksi ndaj Francës dhe Holandës.

Të mbash postin e trajnerit të Gjermanisë është një detyrë me përgjegjësi të madhe. E dija që nuk do e kisha të lehtë, por ka shumë entuziazëm dhe së bashku mund të arrijmë suksese.

Lexo edhe: 

Në moshën time është një privilegj i pabesueshëm të jem në krye të Kombëtares në një Europian që zhvillohet në shtëpinë tonë. E di se nuk do të përjetoj më kurrë si trajner këtë aventurë.

Presion ka, por presioni është diçka normale në futboll. Duhet të luajmë me gëzim të madh në ndeshjet që na presin”, thekson tekniku 36-vjeçar.

I cili ndalet edhe te rivaliteti i madh në portë, ndërkohë që shpreson të bindë Toni Kroos të rikthehet sërish në ekipin kombëtar.

Manuel Neuer dhe Marc-Andre Ter Stegen janë të dy portierë të jashtëzakonshëm. Marc është i dëmtuar për momentin për fat të keq, ndërkohë që Manu po bën shumë mirë pas rikthimit.

Titullar? Në fund ka rëndësi edhe suksesi i skuadrave respektive. Detyra ime si trajner është të zgjedh më të mirë, dhe të dy këta portierë janë shumë të mirë”, u shpreh trajneri i kombëtares gjermane.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....