Kategoria Superiore

Rivalizoi për titull, por matematika i kërcënon Kukësit Europën

Teuta, Flamurtari e Laçi janë në garë për Europën, ndërsa Kukësi… Pjesëmarrja në Europë League kurrë nuk është vënë në diskutim në kampin verilindor, por pas humbjes 0-3 me Skënderbeun, llogarite matematikore hedhin hije dyshimi. Atmosfera relaksuese e krijuar rreth skuadrës blu duket se e ka dëmtuar atë. Përgjumja është një nga fatkeqësitë kryesore që u vendos flakën objektivave. Kukësi kundër Skënderbeut ishte në gjumë, pavarësisht se përpara ndeshjes trajneri Ernest Gjoka ishte munduar që t’i motivonte maksimalisht të tijtë duke e quajtur një sfidë të egër atë ndaj bardhkuqve.

Humbja e 11-të në kampionat dhe hera e parë në këtë sezon që verlindorët dorëzohen me më shumë se një gol diferencë. Dëmtimet e Ramës, Shametit e sidomos i Shkurtajt kanë peshën e vet, por absolutisht nuk mund të shërbejnë si justifikim. Teuta e vendit të tretë është vetëm 1 pikë larg, por a janë “Djemtë e Detit” i vetmi rrezik?! Flamurtari ka një distancë prej 4 pikësh me blutë dhe javën e ardhshme kuqezinjtë kanë Kamzën në kalendar, ndërsa verilindorët do të përballen me Partizanin.

“Po e presim me padurim Kukësin”, ka deklaruar Gega, sa për të kuptuar se nuk do të jetë si një miqësore. Në javën e fundit skuadra e Gjokës do të presë Kastriotin, që mund të luajë sezonin. Nëse humbet me Partizanin, ndaj krutanëve do t’i duhet patjetër fitorja, pasi mund të parakalohet në renditje edhe nga Flamurtari, nëse vlonjatët fitojnë në fund me Tiranën.

Nëse ndodh ky skenar, deri diku i pabesueshëm, atëherë Kukësit i duhet patjetër suksesi në Kupë me Tiranën për të luajtur në Europa League sezonin e ardhshëm.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency