Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rizzoli dikton linjën e arbitrimit: Mbrojtësit nuk janë pinguinë, jo më penallti “të lehta”

Sezonin që lamë pas në Itali u vërshëllye një numër shumë i madhe penalltish, por kjo nuk do të përsëritet këtë vit. Premtimin e bën drejtuesi i arbitrave Nicola Rizzoli, i cili sapo ka përfunduar një seminar me vartësit e tij, në prag të startit të kampionatit pasditen e sotme me ndeshjen Fiorentina-Torino.

“Këtë sezon do të isha i lumtur të kishim më pak penallti, pasi do të thotë se kemi mësuar të interpretojmë më mirë kontaktet shumë të lehta dhe për më tepër edhe futbollistët do të kuptojnë se jo çdo kontakt përkthehet në penallti. Kemi dhënë disa porosi për të mos i detyruar mbrojtësit të luajnë si pinguinë, pasi tani nuk mund të japim penallti për një lëvizje instiktive të dorës”, u shpreh Rizzoli.

Duke u rikthyer te episodet e sezonit të kaluar, ish arbitri i njohur italian pranoi se goli i Ibrës ndaj Fiorentinës nuk duhej anuluar, ashtu siç nuk duhej dhënë edhe penalltia në favor të Juventusit, pas prekjes me dorë të De Roon në zonë.

“Gola si ai i Ibrës nuk duhen anuluar dhe nuk do t’i rishikojmë më në VAR, nëse arbitrat nuk e shohin menjëherë. Por ndryshe është goli i Romës ndaj Sampdorias, që duhej anuluar, pasi Perez e ka prekur qartë me dorë. Gjithashtu nuk dua të shikoj më penallti si ajo e dhënë për Juven, pas prekjes me dorë të De Roon, që ka bërë një lëvizje instiktive dhe pa vullnet për të ndalur topin”, deklaroi Rizzoli.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...