Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Robben dëmtohet pas 30 minutash, PSV-ja mposht Groningen-in!

Zgjati vetëm 30 minuta ndeshja e parë e Arjen Robben me Groningen, me holandezin fluturues që nuk u rikthye në mënyrën më të mirë në fushën e blertë pas 1 viti tërheqje. Në sfidën e javës së parë të Eredivisies Robben la fushën i dëmtuar në minutën e 30-të. Dëmtimet kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë problemi më i madh në karrierën e 36-vjeçarit. Sfida me Groningen dhe PSV u mbyll me fitoren 1-3 të skuadrës nga Eindhoveni që e nisi në mënyrën më të mirë kampionatin. Gapko hapi serinë e golave në minutën e 34-t ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Groningen barazoi rezultatin me sllovakun Suslov. Por Malen kaloi sërish në epërsi PSV-në ndërsa më pas humbi edhe një 11-metërsh ndërkohë që vulosi fitoren e skuadrës së trajnerit Roger Schmitd Gakpo pak minuta para fundit të kohës së rregullt.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...