Në lotë gjatë momentit të këndimit të himnit përpara ndeshjes ndaj Suedisë e fundit për të me fanellën e Holandës. 2 golëshi i Arjen Robben nuk i mjaftoi përfaqësues portokalli për tu kualifikuar në Play-off me Holandën që humbi mundësinë për të marrë pjesë në një tjetër kompeticion të madh pas mungesës në Euro 2016. Në moshën 33-vjeçare Robben i dha fund karrierës me kombëtaren.
Ai numëron 96 paraqitje dhe 37 gola të shënuar me përfaqësues tulipane po aq sa edhe Denis Berkamp, me Robben që falë dygolëshit ndaj Suedisë barazoi ish sulmuesin e Arsenalit në krye të listës së golashënuesve më të mirë të të gjithë historisë së Holandës. Debutoi në prill të 2003 në një miqëosore ndaj Portugalisë dhe u tërhoq në tetor të 2017 pas sfidës kualifikuese ndaj Suedisë, karriera e Robben në kombëtaren holandeze. Pengu i tij më i madh do të mbetet gjithmonë finalja e humbur ndaj Spanjës në Botërorin e Afrikës së Jugut në 2010.
