Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Robben: Mendoj vetëm të luaj, mirëpres rinovimin e kontratës

Pasi i dha lamtumirën kombëtares holandezë, në ndeshjen ndaj Suedisë, kur humbën edhe mundësinë e kualifikimit në botëror, Arjen Robben rrezikon të largohet edhe nga Bayerni i Mynihut, në fund të sezonit. Holandezit i skadon kontrata me bavarezët, në qershor të 2018-ës, ndërsa deri tani ende nuk kanë nisur diskutimet për rinovimin e saj.

“Shoqëria nuk ka folur ende me mua, por mund të them se nuk kam frikë të rinovoj. Ndihem në formë të mirë dhe mendoj vetëm të luaj futboll. Besoj se është ende e largët dita kur do t’i jap lamtumirën fushave të lojës’, tha holandezi.

Drejtuesit e Bayernit nuk kanë diskutuar për rinovimin e Robben, sepse ia kanë lënë trajenrit të ri vendimin për të mbajtur ende në ekip holandezin apo jo, ndërsa Heynckes pritet të japë verdiktin e tij, në fillim të vitit të ardhshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...