Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Robben, në dyshim për të ardhmen: S’po e kuptoj cili është problemi

“Nuk e di nëse do të kthehem në fushë brenda këtij sezoni”. Kështu u shpreh Arjen Robben, pasi u pyet rreth gjendjes së tij fizike. Për holandezin ka qenë një sezon për t’u harruar, pasi është kushtëzuar një një seri dëmtimesh. Në fund të Marsit rikthimi në fushë si protagonist u duk pranë, por u detyrua të qëndronte sërish në bokse.

“Është një situatë shqetësuese kur nuk e di se cili është saktësisht problemi,” – shpjegoi 35-vjeçari, i cili në të kaluarën ka luajtur me të tjera skuadra të mëdha, si Chelsea apo Reali i Madridit. Në qershor i përfundon kontrata me Bayernin, por sulmuesi i krahut nuk e ka ende të qartë të ardhmen e tij: “Nuk e di, më kanë kontaktuar disa klube, por më parë duhet të kuptoj nëse do të jem në gjendje të stërvitem rregullisht.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...