Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Robben pas rikthimit: E dashuroj futbollin, nuk tërhiqem!

Arjen Robben nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Edhe pse në muajt e fundit u fol shumë për një lamtumirë të holandezit nga futbolli në fund të këtij sezoni, Robben i ka mohuar këto zëra. I rikthyer në fushë pas plot 161 ditësh në sfidën mes Bayern dhe Hannover 96, Robben u prit me duartrokitje të mëdha në Allianz Arena, gjithsesi holandezi do të largohet nga bavarezët në fund të këtij sezoni. Në një intervistë pas ndeshjes ndaj Hannover, 35-vjeçari nënvizoi se ndihet i privilegjuar që për të interesohen kaq shumë skuadra, megjithatë objektivi i Robben për momentin ëshjtë të rifitojë formën e tij optimale pas dëmtimit ndërsa shtoi:” Ajo që mund të them tani është që e dashuroj futbollin dhe nuk dua të ndalem së luajturi”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...