Roberto Mancini ndez sirenat e alarmit. Në prag të ndeshjeve eliminatore të Europianit, ndaj Anglisë dhe Maltës në fund të muajit mars, tekniku i Kampionëve në Futi të Europës është ankuar për gjendjen e sulmuesve.
Duke folur për mediat italiane, trajneri ka thënë e momentalisht asnjë prej sulmuesve qendrorë nuk luan rregullisht dhe kjo mund të reflektohet në ndeshjet e marsit.
“Jemi në vështirësi në sulm, pasi Immobile është i dëmtuar dhe Raspadori në dyshim. Gjithsesi ky i fundit, bashkë me Belottin luajnë shumë pak, ndaj nuk e kanë ritmin e ndeshjes. Veçanërisht në qendër të sulmit kemi shumë vështirësi dhe i vetmi që ka minuta në këmbë, është Gnonto”, u shpreh Mancini.
Lexo edhe:
- Mirlind Daku/ Nga hapat e parë të karrierës, te mundësia për t’u veshur kuqezi
- Faza e 1/8-tave, Jorgjit i besohet ndeshja e skuadrës italiane në Conference League
- Sylvinho flet për përgatitjet për Poloninë: Do të ketë prurje të reja, dua disa liderë
Trajneri i të kaltërve konfirmoi besimin për Donnarummën në portë dhe zbuloi se ka bindur Zaniolon të transferohet në Turqi.
“Meret po bën shumë mirë, por Donnarumma është portieri ynë i parë dhe hierarkitë janë të vendosura tashmë. Kemi besim të plotë te Gigio. Zaniolon e këshillova unë të shkonte në Turqi, pasi ishte e vetmja mundësi që kishte. Nëse do të rrinte te Roma, do të aktivizohej pak dhe kjo nuk është pozitive. Shpresoj të luajë rregullisht, pasi kemi nevojë për të”, tha Mancio.
