Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Roberto Mancini: Po të ishim në “Katar 2022”…

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ndien keqardhje të madhe edhe tani, pa përfundimit të Botërorit, për mungesën e Italisë së tij në këtë event madhor të futbollit. Sipas tij, nëse Italia do të ishtye kualifikuar në “Katar 2022”, mund ta kishte fituar trofenë.

“Shumë e lehtë për të folur pasi gjithçka ka përfunduar. Isha disi në dyshim, së pari, për Argjentinën, sepse për Messin, më i miri i njëzet viteve të fundit, mbyllja e karrierës pa fituar një Kupë Bote nuk do të ishte e drejtë. Por Italia, kur merr pjesë, është e rrezikshme për këdo. Prandaj kam thënë gjithmonë se synonim të fitonim dhe sot them se mund të kishim luftuar për të fituar Botërorin.”

Pyetjes nëse klubet që kanë pasur me shumë futbollistë pjesëmarrës në Botëtor do të vuajnë më shumë formën e tyre për pjesën e mbetur të sezonit, Mancini iu përgjigj:
“Në një Kupë Bote ka gjithmonë presion. Mund të jetë shfajësim për formën e futbollistëve, por është më shumë lodhje psikologjike sesa fizike.”

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...