Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Rockets nuk dalin nga kriza, fitore për Celtics e Blazers

 

Houston Rockets konfirmon krizën e thellë të këtij sezoni edhe në parketin e Utah Jazz, ku u mposht me rezultatin e thellë 118-91. Problemet e brendshme në skuadër por reflektohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në paraqitjen e skuadrës, aq sa në këtë sfidë të radhës një basketbollist tepër cilësor si James Harden, realizoi vetëm 15 pikë. Fitore shumë e rëndësishme kjo për Jazz, falë 24 pikëve dhe 10 “rebound” të Favors dhe 18 pikë të Ingles.

Asnjë problem për Boston Celtics përballë Neë York Nicks në TD Garden të Bostonit. Vendësit arritën fitoren e 14 sezonale me rezultatin 128-100, duke e dominuar kundërshtarit gjatë gjitha takimit. Protagonistë në këtë përballje Irving e Broën për Celtics respoektivisht me 22 dhe 21 pikë, ndërsa 22 pikët e Hardaëay ishin pak për të shmangur disfatën e Nicks.

Kthehen te fitorja pas tri humbjeve radhazi Portland Trail Blazers, që iu impunuan 108-86 Phoenix suns. Sfida mori rrjedhë të pakthyeshme që në periodën e parë, që u mbyll me një diferencë të frikshme 34-9. Edhe pa McCollum Blazers e patën të lehtë ndaj ekipit nga Arizona, me Damian Lillard që rezultoi më i miri me 25 pikë, 8 asiste dhe 5 topa poshtë koshit.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...