Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Rodri u hodh te penalltia, të mos e njollosim Premier League me skena spanjolle”

Manchester United u mposht 0-3 nga Manchester City në derbin e zhvilluar në fundjavë. “Djajtë e Kuq” rezistuan deri në minutën e 25’, moment kur kampionët fituan një penallti pas kontaktit Hojlund-Rodri.

Ndërhyrja e VAR-it ndikoi që të jepet penallti për miqtë, me Erling Haaland që nuk gaboi dhe kaloi skuadrën e Pep Guardiolës në avantazh.

 

Moment që i ka lënë një shije të hidhur Fredrik Ljungberg, ish-futbollist i Arsenalit në vitet e arta të Gunners. Suedezi sulmoi ashpër Rodrin, mesfushorin spanjoll të Citizens.

Lexo edhe: 

Ai djalë (Rodri) nuk më pëlqen aspak. Ndoshta e prekën me dorë, por si mund të rrëzohet ashtu në tokë një person që peshon 90-95 kg? Dallohet qartë se u hodh.

Kjo gjë mund të funksionojë në Spanjë, por nuk dua të shoh skena të tilla në Premier League. Jam i mërzitur.

 

Më pas pashë që në dhomën e VAR-it ishte Michael Oliver, kështu që nuk befasohem që akordoi penallti.

Ajo penallti pati ndikim në derbi, ndryshoi gjithë historinë e ndeshjes”, theksoi Fredrik Ljungberg.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!...