Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rodriguez i jep fitoren e parë Argjentinës, merr tre pikët edhe Kili

Pas barazimit në ndeshjen e parë në grupet e Copa America-s ndaj Kilit, Argjentina ka gjetur fitoren e parë, pasi ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Uruguain në një sfidë shumë të luftuar në “Estadio National de Brasilia”.

Lionel Messi ishte sërish protagonist për “albicelestët”, por këtë herë në versionin e njeriut asist, pasi shërbeu saktë për Guido Rodriguez në minutën e 13’ të ndeshjes dhe mesfushori i Betisit në La Liga e pati të lehtë të dërgojë topin në rrjetë.

Më pas ishte radha e Uruguait që të provonte të rikthejë baraspeshën, por përveç një dominimi të lehtë në qarkullimin e tpit, dyshja Suarez-Cavani nuk arritën të godasin asnjëherë portën e Argjentinës.

Nga ana tjetër Messi & Co zbritën disa herë rrezikshëm dhe iu afruan golit të dytë, por nuk ia dolën. Gjithsesi Argjentina feston fitoren e parë në grup, që e ngjit në krye në kuotën e 4 pikëve.

Merr fitoren e parë në grup edhe Kili, që mposhti me rezultatin minimal 1-0 Bolivinë. Skuadra e drejtuar nga Lasarta nuk bëri një paraqitje fort bindëse, por falë një starti agresiv, arriti të gjejë golin me vlerë 3-pikëshe që në minutën e 10’, falë futbollistit anglez të natyralizuar në kilen, Brereton.

Më pas Kili administroi mjaft mirë avantazhin, kjo falë edhe portierit Klaudio Bravo, që bëri disa pritje të mira, veçanërisht në pjesën e dytë, kur Bolivia filloi të besojë te marrja e një rezultati pozitiv dhe shtoi presionin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...