Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rodriguez: Në Itali, më e vështirë se në Gjermani

Ricardo Rodriguez ishte një nga afrimet e shumta të Milanit, gjatë merkatos së verës. Mbrojtësi zvicerian erdhi nga Volfsburgu, për t’iu bashkuar projektit të Montellës, ndërsa ka gjetur edhe një fanelë titullari te kuqezinjtë.

Fillimi i tij te Milani ishte premtues, por penalltia e shkaktuar në derbi, në minutat shtesë, duket se ua ka prishur humorin tifozëve kuqezinj. Rodriguez ka folur për aventurën e tij italiane, teksa ka zbuluar se ka qenë pranë transferimit në pjesën tjetër të Milanos, atë zikaltër, por edhe ka pranuar se të luash në Itali është shumë më e vështirë se në Gjermani.

“Prej më tepër se një viti Inter kishte bërë hapa konkretë drejt transferimit tim, por në fund erdhi Milani dhe jam i lumtur që jam pjesë e kuqezinjve. Nuk e kemi nisur aspak mirë sezonin, pork am besim se do t’ia dalim. Është thjesht çështje kohe, sepse ne e njihnim shumë pak njëri-tjetrin dhe për më tepër disa prej nesh nuk e njihnin as Serinë A më përpara. Më duhet ta pranoj se këtu është shumë më e vështirë se në Gjermani, sepse sfidat përgatiten në detaje dhe është shumë e vështirë të gjesh hapësira, tha mbrojtësi zvicerian i Milanit.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...