Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Rogers Cup/ Nadal dhe Halep konfirmojnë dominimin

Rafael Nadal mund të konsiderohet përfundimisht si personazhi i keq i përrallave. Spanjolli i dha fund ëndrrës së Stefanos Tsitsipas, i cili në ditën e 20 vjetorit të tij, dëshironte të fitonte jo vetëm finalen e Rogers Cup, por dhe të mundte tenistin e 5-të që gjendet në 10 më të mirët e botës aktualisht.

Nadal fitoi me rezultatin 6-2, 7-6 në 1 orë e 43 minuta kundrejt grekut, i cili në këtë turne kishte mundur tenistë si Thiem, Djokovic, Zverev dhe Anderson. 20-vjecari ishte shumë pranë fitores në setin e dytë, ku madje kishte dhe një match point, por fatkeqësisht për të, nuk arriti ta shfrytëzonte.

Për sa i përket femrave, Simona Halep fitoi në Montreal, duke mundur amerikanen Sloane Stephens në 2 orë e 39 minuta me rezultatin 7-6, 3-6, 6-4. Kjo ndeshje u konsiderua si një përsëritje e finales së Roland Garros, ku edhe aty Halep pati fituar 2-1 me sete. Trofeu i Rogers Cup ishte i treti në këtë sezon për rumunen, e cila në 2018-ën përveçse në Paris, kishte fituar dhe në Shenzhen të Kinës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...