Tenis

Roland Garros, australiania Barty prek historinë!

Ashleigh Barty është emri më i ri që shënohet në listën e gjatë të tenisteve që kanë arritur të fitojnë turneun e Roland Garros-it. Tenistja australiane respektoi parashikimet dhe mundi bindshëm kundërshtaren e saj Marketa Vondrousova, duke regjistruar njëherësh edhe suksesin më të madh në karrierë. 23-vjecarja nga Queensland-i zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, duke humbur vetëm katër game gjithsej dhe me këtë triumf Ashleigh Barty do të ngjitet për herë të parë në karrierë në vendin e dytë të botës, në klasifikimin e përgjithshëm WTA. Barty e filloi aventurën e saj në kryeqytetin francez si numri 8 në renditjen botërore dhe në fazën gjysmëfinale ishte vërtet shumë pranë eliminimit, teksa përmbysi disavantazhin e një seti si dhe rezultatin 0-3 në favor të adoleshentes nga Shtetet e Bashkuara Amanda Anisimova, sidoqoftë në takimin final tenistja australiane hyri si favorite, pasi i kishte fituar që të dyja përballjet ndërmjet tyre, në Cincinnati dhe Birmingham, për më tepër pa humbur asnjë set.

Sfida e parë ndërmjet tyre në këtë lloj sipërfaqe u kontrollua më së miri pikërisht nga “Ash” Barty, që ndonëse e gjatë vetëm 1.66 cm dominoi me turin e saj të shërbimeve. 23-vjecarja fitoi katër game-t e parë të ndeshjes, gjithsesi pavarësisht se tenistja ceke reagoi duke rekuperuar një nga dy game-t me break, Barty ia doli mbanë për ta thyer për herë të tretë në shërbim numrin 38 të botës, për të mbyllur kështu llogaritë e setit hapës në më pak se gjysmë ore lojë. Në setin e dytë 19-vjecarja nga Republika Çeke e përmirësoi dukshëm nivelin e lojës, megjithatë tenistja nga Queensland-i e theu në servis rivalen e saj që në game-n hapës, për të administruar më pas në mënyrë perfekte epërsinë e krijuar. “Ash” Barty e mbylli takimin pikërisht kur shërbente Marketa Vondrousova, duke i rrëmbyer për herë të pestë shërbimet kundërshtares së saj, për të përfunduar gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 6-1, 6-3 në vetëm 70′ lojë.

Barty dominoi me 27 goditje fituese, kundrejt vetëm 10 goditjeve të tilla që prodhoi gjithsej Vondrousova në krejt takimin, për më tepër tenistja australiane shfrytëzoi në maksimum edhe aftësitë në lojën dyshe, teksa fitoi pikën në 15 nga 20 daljet e saj në rrjetë. Në çift me amerikanen CoCo VandeWeghe Barty fitoi vitin e kaluar titullin në NeW York, në US Open, ndërsa me bashkëkombasen e saj Casey Dellacqua Ashleigh numëron gjithashtu edhe tre finale të humbura në lojën dyshe, në Australian Open, Roland Garros si dhe Flushing Meadows, gjithsesi Ashleigh Barty u bë e para teniste australiane që fiton një trofe Slam që nga viti 2011, kur Samantha Stosur mposhti në New York amerikanen Serena Williams.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency