Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Roland Garros, Nadal dhe Federer në ruandin e tretë me spektakël

Asnjë surprizë në raundin e dytë të Roland Garros. Rafael Nadal dhe Roger Federer kaluan pa vështirësi në raundin e tretë ndërsa për më tej u kualifikuan edhe emra të tjerë të rëndësishëm si Tsitsipas, Nishikori, Goffin e Wawrinka. U eliminuan dy francezët Gasquet e Tsonga të cilët gjithsesi nuk bëjnë pjesë më në listën e tenistëve më të mirë të botës pasi kanë rrëshkitur shumë poshtë në renditjen e përgjithshme të ATP. Vetëm 7 game humbi në total mbreti i Roland Garros, Rafa Nadal në sfidën e tij përballë gjermanit Maden të cilin e mposhti në 3 sete. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Roger Federer ndaj një tjetër gjermani numrit 144 të turneut Oscar Otte.

Te femrat, ish-numri 1 në botë, tenistja spanjolle Garbine Muguruza, fitoi 2-0 me shifrat 6-4 6-1 ndaj Johanna Larsson, ndërsa çekja Karolina PliSkova mundi po 2-0 serben Kristina Kucova (6-2 6-2). Mirë u paraqitën edhe tenistja amerikane Sloane Stephens (2-0 ndaj Sara Sorribes) si dhe belgia Elise Mertens (2-0 ndaj Diane Parry). Më tej avancon edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina, që përfitoi nga tërheqja e rivales së saj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...