Tenis

Roland Garros shtyhet me një javë, synohet rritja e numrit të spektatorëve

Turneu i madh i Grand Slam-it në Roland Garros do të shtyhet me një javë. Drejtuesit e Slam-it Francez vendosën që të shtyjnë me 7 ditë edicionin e sivjetshëm të turneut të famshëm parizen, me synimin për të patur më shumë spektatorë të pranishëm nëpër shkallët e stadiumeve. Edicioni i kaluar i vitit 2020 u kushtëzua ndjeshëm nga pandemia e koronavirusit dhe të gjitha ndeshjet u ndoqën nga një maksimum i mundshëm prej vetëm 1.000 spektatorësh.

Tani organizatorët shpresojnë shumë që gjërat të përmirësohen dhe në edicionin e sivjetshëm të Roland Garros-it të ketë një pjesëmarrje masive. Edicioni i 124 u zhvillua në një periudhë krejtësisht të pazakontë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, nga 27 shtatori deri më datën 11 tetor dhe vitin e kaluar triumfuan spanjolli Rafael Nadal te meshkujt dhe tenistja polake Iga Swiatek. Këtë radhë drejtuesit kishin planifikuar datën 23 maj për startin e edicionit të sivjetshëm, datë që bie ndesh me masat shtrënguese të marra nga Qeveria Franceze, kështu që organizatorët vendosën që edicioni I 125 të zhvillohet nga 30 maji deri më datën 13 qershor, ndërkaq ndeshjet kualifikuese do të luhen një javë më herët.

Franca është duke përjetuar izolimin e tretë të plotë në të gjithë vendin, për arsye të përshkallëzimit të situatës së pandemisë së koronavirusit. Presidenti francez Emmanuel Macron më herët ka deklaruar se ai pret që periudha e karantinimit këtë herë të marrë fund në mesin e muajit maj. Nga Federata Franceze e Tenisit FFT drejtuesit qartësuan se një shtyrje e tillë përfaqëson zgjidhjen më të mirë të këtij problemi. Presidenti i Federatës Franceze të Tenisit Gilles Moretton u shfaq i kënaqur për gjetjen e gjuhës së përbashkët, në bisedimet e shumta ndërmjet autoriteteve publike, krerëve të tenisit botëror, partnerëve të ndryshëm dhe transmetuesve të shumtë, falë të cilëve u arrit edhe marrëveshja e përbashkët për shtyrjen me një javë të edicionit aktual të Slam-it Parizien.

Në mesin e muajit shkurt Gilles Moretton grumbulloi 5.648 vota gjithsej, duke u zgjedhur si presidenti i FFT me 2.067 vota më shumë se sa Bernard Giudicelli dhe sipas 63-vjeçarit të sapoemëruar në postin më të lartë drejtues të tenisit francez një zgjidhje e tillë do t’iu japë më shumë kohë autoriteteve të shëndetit publik për të marrë masat e nevojshme dhe në mënyrë të kuptueshme kështu do të rriten ndjeshëm shpresat për një pjesëmarrje shumë më të lartë të spektatorëve në Kompleksin e Roland Garros-it. Moretton shtoi se për lojtarët, drejtuesit apo qoftë edhe për atmosferën që krijohet prania e spektatorëve është shumë e rëndësishme për një turne të tillë.

Shtyrja e Slam-it Francez me një javë pritet që të influencojë gjithashtu edhe kalendarin përsa i përket disa turneve të veçantë që zhvillohen si zakonisht në Federatat ATP dhe WTA në këtë pjesë të sezonit. Në këtë mënyrë edicioni i 125 i Roland Garros-it do të përfundojë pikërisht dy javë përpara se të startojë turneu i mirënjohur i Wimbledon-it. Përsa i përket sezonit të veçantë në green dhe aktiviteteteve që luhen në fushat me bar gjithçka do të fillojë më datën 7 qershor, me turnetë e përvitshëm që organizohen në Hertogenbosch, Stuttgart dhe Nottingham.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency