Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Roland Garros, Thiem “trondit” Djokovic, sfidon Nadal në finale

Përpara finales së femrave në fushën qendrore të Roland Garros-it Philippe Chatrier u kompletua gjysmëfinalja e dytë e meshkujve, pra takimi i shtyrë Thiem – Djokovic. 25-vjecari nga Wiener Neustadt ia doli mbanë për të thyer numrin 1 të botës, duke e privuar kështu tenistin nga Serbia nga kompletimi për herë të dytë në karrierë i të ashtuquajturit Nole Slam, pra fitimit të katër turneve të mëdhenj që plotësojnë Grand Slam-in radhazi, por natyrisht jo brenda një sezoni. Ndeshja ishte ndërprerë me rezultatin 3-1 në favor të numrit 4 të botës dhe me gjendjen e seteve në barazim 1-1, gjithsesi kurioz është fakti se të tre setet që u luajtën ditën e shtunë përfunduan me rezultatin 7-5.

Ndonëse e humbi menjëherë pas rifillimit të takimit epërsinë e një game me break Thiem gjithsesi arriti të fitojë setin e tretë, ndërkaq në setin e katërt Djokovic u kundërpërgjigj, pavarësisht se tenisti austriak dy herë rekuperoi nga disavantazhi i një game me break. Në setin final ndodhi krejtësisht e kundërta dhe ishte kampioni i vitit 2016 që u kthye dy herë nga disavantazhi i një game me break, madje duke i anuluar dy mundësi për ndeshjen kundërshtarit të tij, kur ky shërbente vetë për t’i dhënë fund sfidës.

Dominic Thiem përfitoi nga nervozizmi dhe gabimet e shumta të 32-vjecarit serb, për të fituar në fund gjithë takimin. Kështu në Roland Garros do të përsëritet finalja e edicionit të kaluar Rafael Nadal-Dominic Thiem. Mbreti i fushave me dhe i ka fituar tre ndeshjet ndërmjet tyre në kryeqytetin francez pa humbur asnjë set, sidoqoftë shtatorin e kaluar në Flushing Meadows Thiem e shtrëngoi Rafën në pesë sete, në një takim që zgjati pesë orë, madje tenisti nga Wiener Neustadt është në barazim 2-2 në sfidat e fundit në fushat me dhe, ku natyrisht spikat edhe suksesi në turneun e Barcelonës, me shifrat 6-4, 6-4.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...