Kategoria Superiore

Roli i zëvendësuesit të Hoxhës i rri ngushtë, Partizani huazon portierin 27-vjeçar te Bylisi

Aldo Teqja lë Partizanin për t’iu bashkuar Bylisit po në Kategorinë Superiore. 27-vjeçari transferohet në Ballsh në formën e huazimit për një vit me synimin e qartë për të luajtur titullar. Që nga viti 2019, kur iu bashkua të kuqve, Teqja është konsideruar gjithmonë portier i dytë, duke pasur pak minuta në dispozicion.

Me transferimin e Rexhepit te Partizani, drejtuesit e kuq kanë vendosur ta huazojnë Teqjen. Më poshtë njoftimi i Partizanit:

“Partizani zyrtarizon transferimin me formulën e huazimit të Aldo Teqjas drejt KF Bylis. Marrëveshja mes dy klubeve për huazimin e portierit është konkretizuar sot dhe Teqja do të jetë lojtar i KF Bylis deri në përfundim të sezonit futbollistik 2022-2023.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency