Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Rolls-Royce dhuratë për fitoren me Argjentinën? Kreu i federatës së Arabisë Saudite: Lajm i rremë!

Lojtarët e Arabisë Saudite nuk morën Rolls-Royce si dhuratë pasi fituan ndaj Argjentinës në Kupën e Botës.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Federatës Saudite të Futbollit, Yasser Al Misehal, në një intervistë për gazetën spanjolle Marca. Pra, ishte lajm i rremë.

Al Misehal specifikon: “Rolls-Royce si dhuratë? Jo jo jo. Futbollistët tanë kanë luajtur për krenarinë e përfaqësimit të vendit të tyre. Ata patën nderin dhe fatin të përfaqësonin kombëtaren në një ndeshje historike kundër Argjentinës. Thashethemet nuk janë të vërteta. Sigurisht që ata kishin një bonus, por ishte një bonus normal. Ka rregulla për këtë. Ata nuk luajnë për bonuse, ata luajnë për vendin e tyre. Për të bërë historinë e tyre. Shumë prej tyre u bënë të famshëm pasi mposhtën Argjentinën”.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...