Roma, 14 vjet pas asnjë trofe, flet kapiteni: Ëndërr t’ia dhurojmë qytetit këtë kupë

Dy ditë para finalen e Conference League, mes Romës dhe Feyenoord, tifozët dhe futbollistët e Romës janë pushtuar nga “ethet” e një suksesi që do të ishte i pari në historinë e klubit verdheuq pikërisht në sezonin debutues të kompeticionit të ri europian. Janë 14 vite pa fituar një trofe, ndaj edhe pse nuk është Kupa me e lakmuar në futbollin e Kontinentit të Vjetër, për skuadrën e kryeqytetit italian do të thoshte shumë.
Kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini, mundohet të karikojë në maksimum ambientin verdhekuq para sfidës së “Air Albania”. Në prononcimin për UEFA-n, 25-vjeçari deklaroi:
“Të kesh shansin për të fituar këtë trofe, për t’i dhënë këtë kupë qytetit tim është tashmë ëndërr. Mendoj se duhet ta jetojmë atë 100% dhe të përpiqemi të fitojmë me çdo kusht. Ne duam ta sjellim këtu, në Romë. Ky do të jetë objektivi ynë më 25 maj”.
