Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Roma 36 mijë, Lazio 8500 abonime! Çfarë dreqin po prisni?”, Lotito shpërthen ndaj ultrasve

Abonimet e sezonit të ri për Lazion po shkojnë shumë keq. Tifozët kanë pakënaqësi të shumta ndaj ekipit dhe klubit, dhe deri tani vetëm 8500 ultras kanë konfirmuar praninë e tyre në duelet e sezonit 2022/2023 të Serie A në “Olimpico”.

Ndryshe ndodh me “armiqtë” e Romës, të cilët kanë kaluar kuotën e 36 mijë abonime vjetore, shifër që pritet të rritet në ditët në vazhdim. Presidenti i Lazios, Claudio Lotito është përballuar me zemëratën e tifozëve bardhekaltër në Auronzo di Cadore.

Ne kemi ndërtuar një Lazio të shkëlqyer, tani ju takon juve të bëni pjesën tjetër. Kur e keni ndarë mendjen për të bërë abonimet?! Kemi mbetur në kuotën e 8500 abonimeve, ndërkohë që Roma ka mbërritur në 36 mijë”, deklaroi presidenti i Lazios.

Sigurisht që fitimi i Conference League ka rikthyer besimin dhe pasionin verdhekuq te Roma. Ekipi i Jose Mourinhos po përforcohet edhe në merkato, teksa te Lazios ka akoma dyshime dhe pakënaqësi rreth së ardhmes.

Gjithsesi, klubi ka ende kohë për të kryer përforcime të rëndësishme dhe për të gëzuar tifozët. Lotito komentoi edhe situatën e Sergej Milinkovic-Savic, duke premtuar se mesfushori, një nga pikat më të forta të ekipit të Sarrit, nuk do të largohet nga Lazio.

A do të qëndrojë Milinkovic-Savic? Kush tha se e kam nxjerrë në shitje? Jo, harrojeni. Nuk e shes këtë lojtar”, theksoi kreu i klubit kryeqytetas në kampin stërvitore ku Lazio po zhvillon fazën përgatitore.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...