Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Roma, 40 milionë euro nga sponsori “Qatar Airways”

Roma bëhet më e pasur falë “Qatar Airways.” Pas 5 vitesh pa një sponsor kryesor në fanellat verdhekuqe, vjen marrëveshja e re, një nga më të rëndësishmet në Serinë A. De Rossi me shokë do të mbajnë në uniformat e tyre emrin e sponsorit kryesor “Qatar Airways” deri në fund të sezonit 2020-2021.

“Ky lajm vjen në një moment shumë domethënës për klubin si brenda dhe jashtë fushës”, – deklaroi presidenti James Pallotta. Debutimi i fanellës me emrin e sponsorit kryesor do të ndodhë pikërisht në “Anfield”, kundër Liverpoolit. Kjo marrëveshje e re e Romës me “Qatar Airways” do t’i sgurojë klubit kryeqytetas në total 40 milionë euro.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...