Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Roma arrin marrëveshjen me mesfushorin francez, priten edhe Chiesa e Riquelme

Roma arrin marrëveshjen me mesfushorin francez, priten edhe Chiesa e Riquelme

Roma ndez motorët e merkatos dhe nis nga puna për të kompletuar organikën në dispozicion të trajnerit De Rossi, teksa media italiane konfirmon edhe blerjen e parë të verdhekuqve.

Mesfushori Enzo Le Fee do të jetë i pari afrim i kryeqytetasve italianë, që kanë arritur marrëveshjen me francezët e Rennes për shifrën e 23 milionë eurove. Nga ana tjetër 24-vjeçari do të firmosë për 5 sezone me pagë 2.5 milionë euro në sezon, teksa në ditët e ardhshme priten testet mjekësore para se të bëhet prezantimi zyrtar.

Ndërkohë verdhekuqtë kanë çuar përpara negociatat me Atleticon e Madridit, për të marrë nga spanjollët Rodrigo Riquelme. Për këtë të fundit Roma ka prezantuar një ofertë prej 20 milionë eurosh, teksa tashmë pritet përgjigja e klubit spanjoll, që nëse do të jetë pozitive, do t’i hapë udhë transferimit të anësorit në Romë.

Një situatë e ngjashme është edhe me Federico Chiesën, sulmuesi anësor i Juventusit, që duhet të kthejë përgjigje sa më shpejt për transferimin te Roma.

Lexo edhe: 

Verdhekuqtë kanë akordin e plotë me Juventusin për shifrën e 20 milionë eurove, teksa Chiesës i është ofruar një kontratë 5-vjeçare me pagë 5.5 milionë euro në sezon, disi më e ulët sesa përfiton aktualisht te Juventusi.

Ndërkohë, trajneri De Rossi ka nisur tashmë grumbullimin me futbollistët që nuk ishin të angazhuar në Kampionatin Europian apo Copa America, teksa në dispozicion të tij është vënë edhe fantazisti argjentinas Paulo Dybala, që duket se ka vendosur të vazhdojë aventurën te verdhekuqtë.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...