Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Roma arrin marrëveshjen me Realin për afrimin e sulmuesit të talentuar

Roma e ka gjetur më në fund zëvendësuesin e Edin Dzekos dhe bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar spanjoll Borja Mayoral. Klubi verdhekuq ka arritur marrëveshjen me Realin e Madridit dhe pritet që në 48 orët e ardhshme sulmuesi të mbërrijë në kryeqytetin italian.

Bëhet fjalë për një huazim për shifrën e 2 milionë eurove, me Romën që ka ruajtur të drejtën e blerjes verën e ardhshme për 10 milionë euro të tjera, çka do ta çonte vlerën e kartonit në 12 milionë euro në total.

Tani pritet që Broja Mayoral të rinovojë kontratën me Realin e Madridit, pasi aktualja i skadon verën e ardhshme dhe “Los Blancos” nuk mund ta japin në huazim pa ia zgjatur më parë bashkëpunimin.

Sulmuesi 23-vjeçar spanjoll është rritur te Reali i Madridit, por ka pasur shumë pak hapësira me fanellën e “Los Blancos”, ndërsa në dy sezonet e fundit ka qenë në huazim te skuadra e Levantes.

Mayoral është një sulmues shtatlartë, që di të luajë si në qendër të repartit, ashtu edhe në krah, çka e bën atë pak ndryshe nga Dzeko dhe i jep trajnerit Paulo Fonseca edhe alternativa të tjera loje.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...