Merkato

Roma bën ofertën për Higuain, sulmuesi më pranë verdhekuqve

Gonzalo Higuain është gjithmonë e më pranë Romës, pasi klubi verdhekuq ka arritur një marrëveshje me Juventusin dhe po negocion me vëllanë menaxher të sulmuesit argjentinas.

“El Pipita” nuk bën pjesë në planet e Juventusit dhe kjo u kuptua me vendimin e bardhezinjve për t’i hequr numrin 9 nga fanella, ndërsa tashmë do t’i duhet të ulë edhe rrogën, për të nënshkruar kontratën me Romën.

Aktualisht Higuain fiton 6.5 milionë euro në vit, ndërsa Roma është gati t’i ofrojë 4.5 milionë euro në vit, por me ndryshimin se kohëzgjatja e kontratës do të jetë 4-vjeçare, deri në verën e 2023-shit.

Nëse palët bien dakord, atëherë Roma mund të jetë destinacioni i fundit europian për Higuain, pasi në 2023-shin sulmuesi do të jetë 35 vjeç dhe vështirë se do të ketë ende mundësi fizike për të kontribuuar në arena të rëndësishme.

Kujtojmë që Higuain është një nga emrat e preferuar nga trajneri Paolo Fonseca, i cili pritet t’i besojë argjentinasit udhëheqjen e repartit ofensiv, duke qenë se Edin Dzeko me shumë gjasa do të largohet nga verdhekuqtë këtë verë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency